Mark Ellis: Duhet një mbrojtje kolektive ushtarake për ta ndihmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus

Mark Ellis: Duhet një mbrojtje kolektive ushtarake për ta ndihmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus

Mark Ellis, drejtori ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër ka deklaruar se duhet një mbrojtje kolektive ushtarake për ta ndihmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, Ellis thotë se komuniteti ushtarak ka vendosur që të mos e ndihmojë në mënyrë ushtarake mbrojtjen e Ukrainës, por po tenton që ta zmbrapsë Rusinë përmes sanksioneve të ashpra. Sipas tij, duhet të pritet për të parë efektet e këtyre sanksioneve. Mark Ellis po ashtu flet për ndikimin që mund të kenë veprimet e Rusisë në Ukrainë te shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, ai thotë se situata që po ndodh në Ukrainë mund të jetë një katalizator që nacionalistët e tjerë, veçmas në Ballkan, të thonë ‘Është koha që edhe ne të ndërmarrim veprime’.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …