Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit, Kiev, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë

Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit, Kiev, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë

Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev më 25 shkurt, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë. Ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak, sipas shifrave të publikuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskij. Ai i quajti ata “heronj” në një video të publikuar në orët e para të 25 shkurtit, në të cilën ai gjithashtu thotë se më shumë se 300 njerëz u plagosën në më pak se 24 orë luftime. Zelenskiy tha se Rusia rifilloi sulmet me raketa në orën 4 të mëngjesit të 25 shkurtit, por trupat e saj ishin ndaluar të përparonin në shumicën e drejtimeve. Shpërthimet u dëgjuan nga Kievi herët më 25 shkurt ndërsa sirenat ajrore ranë. “Ata po vrasin njerëz dhe po i kthejnë qytetet paqësore në objektiva ushtarake. Është e keqe dhe nuk do të falet kurrë,” tha Zelenskiy.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …