Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Llavrov iu ka përgjigjur pyetjeve në një konferencë për media, ku u shpreh njëjtë me kryetarin, Vladimir Putin se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por do ta çmilitarizojë atë. I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkuptoi se vendi nuk mund të quhet demokratik. Më pas ai bën pretendime për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht, në atë vend. Ne jemi gati për negociata sa herë që forcat e armatosura ukrainase dëgjojnë thirrjen tonë dhe ulin armët”, tha ai në një konferencë shtypi në Moskë. Ministri i Jashtëm rus siguroi gjithashtu se qëllimi i pushtimit rus të Ukrainës ishte çlirimi i ukrainasve nga shtypja duke sugjeruar se Moska synonte të përmbyste pushtetin në vend. Ai gjithashtu dyfishoi pohimin e ashpër të Rusisë se nazizmi po drejton Ukrainën – një pretendim i cili është hedhur poshtë gjerësisht nga Perëndimi. Ukraina ka bërë të ditur se deri tani 137 njerëz janë vrarë – si ushtarë ashtu edhe civilë. (BBC)
