leoni

Komuna e Malishevës merr aksion për krasitjen e drunjve përgjatë rrugëve të qytetit

Në kuadër të mirëmbajtjes dhe rregullimit të hapësirës publike në qytetin e Malishevës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me KRM “EkoRegjioni”, kanë filluar aksionin për krasitjen e drunjve dhe rregullimin e pamjes së tyre, përgjatë rrugëve në qytet, me qëllim të largimit të pengesave që bëjnë degët e drunjve dhe krijimin e hapësirës së nevojshme përgjatë trotuareve.

Punimet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës, i ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, i cili është ndarë i kënaqur me punën që po bëhet dhe ka deklaruar, se do të rregullohen të gjithë drunjtë në të gjitha rrugët.

“Mirëmbajtja, largimi i pengesave që shkaktohet nga rritja e drunjve, e më këtë edhe krijimi i pamjes së mirë dhe pa pengesa, është qëllimi i këtij projekti, dhe ne si drejtori, do të jemi të angazhuar maksimalisht, që bashkë me kompaninë e “Ekoregjionit”, të mirëmbajmë hapësirat publike, gjatë tërë vitit”, ka deklaruar drejtori Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …