Komuna e Skenderajt ka zgjeruar planin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së ambientit

Pas aktiviteteve ditë më parë në qytetin e Skenderajt, tashmë aksioni i pastrimit po zhvillohet nëpër bashkësi lokale dhe fshatra, me qëllim që të krijohet një ambient më i pastër. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike Alban Shala, iu kanë bashkëngjitur pastrimit në Runik, në një aksion të zhvilluar nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Natyra”. Kryetari Nura ka thënë se personalisht do të kontribuojë aq sa të mundet në pastrimin e hapësirave publike, në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve një jetë më e shëndetshme. “Një iniciativë kaq qëllimmirë, kërkon angazhimin e të gjithëve. Nëse është e pamundshme për të marrë pjesë në aksione të tilla, të paktën të mos ketë hedhje të mbeturinave vend e pavend”, ka thënë kryetari Nura. Komuna e Skenderajt ka paralajmëruar gjoba për ndotësit e ambientit.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …