Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Letnicë. Me këtë rast ai ka vizituar edhe Ambulanten e Letnicës, ku nga afër pa punën e ekipës mjekësore dhe foli me banorë të cilët ishin duke marrë shërbime shëndetësore. Kryetari Haliti tha se kjo komunë pos shërbimeve shëndetësore në ambulanten e fshatit, po ofrohen edhe përkujdesje shëndetësore në shtëpi për qytetarët që kanë nevojë. Në këtë vizitë kryetari Haliti ka bashkëbiseduar edhe me banorët e këtij lokaliteti, në veçanti të komuniteteve të ndryshme përfshirë edhe ata jo shumicë të cilët kryesisht janë në moshë. Në këtë bashkëbisedim ai u njoh edhe për nevojat që kanë ata. Ndërkaq disa banorë falënderuan kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë, për siç thanë ata mbështetjen e vazhdueshme që po marrin në forma të ndryshme. Kurse i pari i komunës së Vitisë tha se komuna që ai drejton së shpejti do të shpërndajnë edhe pako ushqimore për komunitet jo shumicë të këtij lokaliteti të cilët kanë nevojë.