leoni

Avdullah Hoti: Çështjet teknike në bisedime me Serbinë mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciproke

Avdullah Hoti: Çështjet teknike në bisedime me Serbinë mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciproke

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti,  gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës ka sugjeruar Qeverinë që mos të fokusohet në çështjet teknike me Serbinë, por tek marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke. Në debatin parlamentar për dialogun, Hoti tha se ka paqartësi të madhe për procesin e dialogut. Megjithatë u shpreh kundër mocionit të iniciuar nga AAK-ja. “Qeveria ka paqartësi të madhe në këtë proces karshi opozitës dhe qytetarëve, pasi është kthyer në çështje teknike të cilat mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciproke. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme në këtë drejtim, pasi vetëm kjo është e rëndësishëm për të përmbyllur çështjet me fqinjët tanë veriorë. Qeveria me këtë qasje po e kthehen çështjen në pikën zero, po kthehemi në vitin 2013, nëse kthehesh në çështje teknike kthehesh në vitin 2013… Nuk dëshiroj të politizoj një çështje, por sikur janë harruar të pagjeturit”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …