leoni

Mbahet mbledhja e II-të e rregullt e KPF-së në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Hajdar Sutaj, në prezencë të anëtarëve të KPF-së, u mbajt mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa. Në takim të pranishëm ishin edhe drejtoresha për Buxhet dhe Financa Dafina Cacaj, drejtori për Arsim Bekim Vishaj, drejtoresha për Rini, Kulturë dhe Sport Leonora Ukëhajdaraj dhe drejtoresha për Shëndetësi Agnesa Vokshi.

Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2021,

  3. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të jashtëm për vitin 2020,

  4. Shqyrtimi i propozimit për bartjen e të hyrave vetanake nga viti paraprak 2021 në vitin aktual fiskal 2022,

  5. Shqyrtimi i listës së projekteve kapitale nga fondi rezervë,

  6. Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e mjeteve buxhetore për aktivitetet e Komunës dhe data me rëndësi gjatë vitit 2022,

  7. Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në SH.F.M.U ‘’Lidhja e Prizrenit’’,

  8. Shqyrtimi i kërkesave dhe

  9. Të ndryshme

Takimin e hapi Kryesuesi i Asamblesë në komunën e Deçanit Hajdar Sutaj, ku dhe u diskutua për pikat e rendit të ditës. Pas diskutimeve dhe sqarimeve, të gjitha pikat e rendit të ditës morën miratimin e anëtarëve të KPF-së për diskutim në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale që do të mbahet me datë 28.02.2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …