leoni

Kryetari Kastrati priti në takim klubin e atletikës “Malisheva”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori për kulturë, rini dhe sport, Fitim Shala, kanë pritur në takim klubin e atletikës “Malisheva”, të prirë nga trajneri Adrian Mazreku. Kryetari Kastrati i ka përgëzuar për punën dhe sukseset që po arrijnë atletët, të cilët gjithashtu po e përfaqësojnë denjësisht edhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. Atletët e klubit të atletikës “Malisheva”, Olti Bytyçi dhe Enis Bytyçi, së fundmi e kanë përfaqësuar Kosovën në garat ballkanike në salla të mbyllura, që u mbajt në Beograd, duke e shënuar edhe rastin e parë që ekipi nga Kosova, merr pjesë në gara të këtij niveli, në shtetin fqinj, dhe njëherit duke thyer barrierën, që sportistët tanë deri më tani konsiderohej e paarritshme, për shkaqe politike.

Ekipin e Kosovës në këto gara e ka udhëhequr trajneri Adrian Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …