Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqiti konkluzat e arritura në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, lidhur me krizën në Ukrainë. Vuçiq tha se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin, sepse ajo “udhëhiqet nga interesat e saj jetike ekonomike dhe politike”. “Serbia respekton normat e së drejtës ndërkombëtare, por Serbia gjithashtu i kupton mirë nevojat e saj dhe pavarësisht se çfarë do të donte dikush, Serbia ka interesat e saj jetike kombëtare dhe shtetërore. Ajo respekton miqësitë tradicionale”, tha ai. “Në ditët e mëparshme u përpoqëm dhe arritëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë, për çështjen e veprimeve tona, reagimin tonë dhe të gjitha veprimet që organet tona shtetërore duhet të ndërmarrin në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq. Në konkluzion thuhet se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …