Nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA-së që dënon Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës. Shqipëria, që është një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, bashkë me SHBA-në ka propozuar që me anë të një rezolute Rusia të dënohet. Megjithatë, si anëtare e përhershme, Rusia ka edhe të drejtën e vetos dhe e ka përdorur këtë të drejtë, andaj rezoluta ka dështuar. Por shumë shtete kanë befasuar me votën tyre. E para Kina, një aleat i Rusisë, që ka abstenuar.
