Kryetari i Ukrainas, Volodimir Zelensky ka refuzuar një ofertë të Amerikës, e cila i ka propozuar që të largohet nga Kievi. Ai ka paralajmëruar edhe vet se është cak që të vritet, por u ka thënë zyrtarëve amerikanë se “unë kam nevojë për armë, jo për shëtitje”. Luftimet e ashpra për Kievin po vazhdojnë edhe në këto momente, ndërkohë që Zelensky është aty dhe po koordinon veprimet e mbrojtjes së qytetit.
