leoni

Edhe sot raportohet për luftime të ashpra në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev

Edhe sot raportohet për luftime të ashpra në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev

Edhe sot raportohet për luftime të ashpra në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Forcat ukrainase po bëjnë përpjekje të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila synon të marrë kontrollin e Kievit. Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se në një pjesë të qytetit ka “betejë të ashpër”, ndërsa “luftimet aktive” po zhvillohen në disa rrugë. Më shumë se 50 shpërthime dhe të shtëna me artileri të rëndë janë dëgjuar në kryeqytet. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes i Ukrainës, Aleksej  Danilov, tha se ushtria e ka nën “kontroll” situatën në Kiev. “Ne po e ndalojmë ushtrinë duke i përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”, tha ai. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani, thonë zyrtarët e lartë të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …