Sot përkujtohet Ditëlindja e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

SHBPK-ja ekspozon 84 mirënjohje, dekorata, shkrime gazetash e foto për Adem Demaçin, por injoron ato të Radios-Kosova e Lirë

Sot në orën 12.00, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka hapur një ekspozitë me dekorata, foto, shkrime gazetash e materiale të tjera,  për Simbolin e Rezistencës Kombëtare, Bacë Adem Demaçi në përkujtim të Ditëlindjes së tij.

Nga 74 mirënjohje, dekorata, shkrime  gazetash, foto e materiale të tjera shkrimore, që janë ekspozuar sot në SHBPK, në përkujtim të ditëlindjes së Adem Demaçit janë hequr, apo është marrë qëndrim të mos ekspozohen, “Mirënjohjet e Radios-Kosova e Lirë dhe TV-Diellit” për Simbolin e Rezistencës  sonë Kombëtare. Nuk është hera e parë që kjo Shoqatë shpërfillë aktivitetin dhe veprimtarinë e Radios-Kosova e Lirë. Mirënjohjen e fundit, Radio-Kosova e Lirë ia ka ndarë Bacë, Adem Demaçit, në 15-vjetorin e fillimit të transmetimit,  më 4 janar 2014, ku ai kishte edhe fjalën kryesore në Akademinë e mbajtur me atë rast, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve,  në Prishtinë.   Mirënjohjet, para pjesëmarrësve në Akademi i kanë ndarë: Martin Çuni, Fetnete Ramosaj, tani e ndjerë,  dhe Arbanë Qeriqi-Gashi.  Me atë rast iu kanë  ndarë mirënjohje edhe profesor dr. Rexhep Qoses, Lulzim Adem Jasharit, Jakup Krasniqit Adem Shehut dhe shumë personaliteteve të tjera.  Mirënjohje e nderime nga Radio-Kosova e Lirë, Adem Demaçit iu kanë ndarë me rastin e aktiviteteve të veçanta në  fshatin Berishë dhe  në Prishtinë.

 

 


 

Biografi i Adem Demaçit, Selatin Novosella:  MIRËNJOHJET  DHE FALËNDERIMET  PËR ADEM DEMAÇIN

  1. PEN-i DANEZ, E SHPALLË ADEM DEMAÇIN ‘ANËTAR NDERI’, MË 30 MAJ 1989
  2. PARLAMENTI EVROPIAN I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘SAHAROV PËR PAQE’, NË STRAZBURG, MË 10 DHJETOR 1991
  3. KANDIDIMI I ADEM DEMAÇIT PËR ‘ÇMIMIN SAHAROV PËR LETËRSI’, NË SHKURT 1994
  4. UNIVERSITETI I OSLLOS I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘LIZEL DHE LIO AITIMBERG’, MË 26 TETOR 1995
  5. KOMUNA E PRISHTINËS I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJEN ‘ÇLIRIMTAR I PRISHTINËS’, MË 28 NËNTOR 1999
  6. AKADEMIA KULTURORE ‘ILIRIA’ I NDANË ADEM DEMAÇIT ‘MEDALJEN E AKADEMISË’, MË 19 PRILL 2002
  7. SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE ‘MËMËDHEU’ NË ST. GALEN NË ZVICËR I NDANË ADEM DEMAÇIT  MË MIRËNJOHJE, MË 23 SHKURT 2003
  8. SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË TË KOSOVËS I NDANË ADEM DEMAÇIT ‘MIRËNJOHJE’, MË 27 NËNTOR 2006
  9. MEDALJA E MIRËNJOHJES SË NDARË ADEM DEMAÇIT NGA SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË TË KOSOVËS, MË 27 NËNTOR 2006
  10. KOMUNA E DEÇANIT I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘JUSUF GËRVALLA’, MË 19 JANAR 2007
  11. LETËR E ADEM DEMAÇIT PËR KRYETARIN E DEÇANIT, RASIM SELMANAJ, MË 19 JANAR 2007
  12. …………. I NDANË ADEM DEMAÇIT…………….. MË 13 KORRIK 2007
  13. LIDHJA E SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘PJETËR BOGDANI’, MË 26 TETOR 2007
  14. SELATIN NOVOSELLA: LETËR E HAPUR-PRESIDENTIT, KRYEMINISTRIT DHE KRYEPARLAMENTARIT TË KOSOVËS PËR PËRKUJDESJE INSTITUCIONALE PËR ADEM DEMAÇIN, MË 13 SHKURT 2008
  15. KRYEMINISTRI I KOSOVËS, HASHIM THAÇI, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 27 NËNTOR 2008
  16. KOMUNA E TETOVËS I NDANË ADEM DEMAÇIT ‘MIRËNJOHJE’, MË 21 DHJETOR 2008
  17. MANIFESTIMI KULTUROR ‘FLAKA E JANARTI 2009’ NË GJILAN, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, NË JANAR TË VITIT 2009
  18. MANIFESTIMI ‘FLAKA E JANARTI 2009’, NË KËRÇOVË, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 17 JANAR 2009
  19. KOMUNA E VUSHTRRISË I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘HASAN PRISHTINA’, MË 8 TETOR 2009
  20. SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË TË KROACISË I NDANË ADEM DEMAÇIT ‘PLAKETËN E RENDIT TË PARË ‘P. ZRINSKI F.K. FRANKOPAN’, MË 14 DHJETOR 2009
  21. KOMUNA E DRENASIT E SHPALLË ADEM DEMAÇIN ‘QYTETAR NDERI I DRENASIT’, MË 14 QERSHOR 2010
  22. PAMJE NGA MBLEDHJA E KUVENDIT TË DRENASIT, KU ADEM DEMAÇI SHPALLET “QYTETAR NDERI”
  23. PRESIDENTI NË DETYRË I REPUBLIKËS SË KOSOVS, JAKUP KRASNIQI, E DEKORON ADEM DEMAÇIN ME UDHËRIN ‘HERO I KOSOVËS’, MË 27 NËNTOR 2010
  24. SHOQATA E FAMILJEVE TË DËSHMORËVE TË UÇK-së I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, NË NËNTOR 2010
  25. UNIVERSITETI I PRISHTINËS ‘HASAN PRISHTINA’ E SHPALLË ADEM DEMAÇIN ‘DOKTOR NDERI TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS’, MË 18 JANAR 2011
  26. ARTIKULL I BOTUAR NË GAZETËN “EPOKA E RE”, MË 19 JANAR 2011
  27. MANIFESTIMI KULTUROR ‘DITËT E MEHMET AKIF ERCOY’ I JEPË ADEM DEMAÇIT FALËNDERIM, MË 14 MARS 2011
  28. MANIFESTIMI KULTUROR ‘PRANVERA E LULEVE TË KUQE’, NË GJILAN, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 14 PRILL 2011
  29. KOLEGJI UNIVERSITAR ‘PJETËR BUDI’’ I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘MEDALJA E ARTË’, MË 29 DHJETOR 2011
  30. SHKOLLA ‘METUSH KRASNIQI’, NË ROGANË, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 22 MAJ 2012
  31. PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, BAMIR TOPI, E DEKORON ADEM DEMAÇIN ME URDHËRIN ‘NDERI I KOMBIT’, MË 11 QERSHOR 2012
  32. UNIVERSITETI ‘VITRINA’ NË TIRANË, I NDANË ADEM DEMAÇIT TITULLIN E NDERIT ‘SAMI FRASHËRI’, NË VITIN 2012
  33. MEDALJA E ÇMIMIT ÇMIMIT ‘NDERI I KOMBIT’
  34. FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË, NË TETOVË, I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘ANËTAR NDERI’, MË 18 TETOR 2018
  35. KOMUNA E MALISHEVËS I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘DR.TAFIL KELMENDI’, MË 13 DHJETOR 2012
  36. KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, HASHIM THAÇI, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 27 DHJETOR 2013
  37. KLUBI LETRAR ‘ZAHIR PAJAZITI’ NË PODUJEVË I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 31 JANAR 2013
  38. KOMUNA E MITROVICËS I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘DRITA E MINATORIT’, NË VITIN 2013
  39. SHOQATA ‘KRIJUESIT DURSAK’ I NDAJNË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, NË MUAJIN MARS 2013
  40. KOMUNA E RAHOVECIT I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 12 MARS 2013
  41. KLUBI I SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE NË DURRËS I JEPË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 23 MARS 2013
  42. KOLEGJI ‘ILIRIA’, NË PRISHTINË, I DANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 17 MAJ 2013
  43. REKTORI I KOLEGJIT ‘ILIRIA’, MIXHAIT REÇI, I DORËZON MIRËNJOHJEN ADEM DEMAÇIT, MË17 MAJ 2013
  44. KOMUNA E FERIZAJT I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 19 TETOR 2013
  45. KRYETARI I KOMUNËS SË FERIZAJT, AGIM ALIU, I DËRËZON MIRËNJOHJEN ADEM DEMAÇIT, MË 19 TETOR 2013
  46. BIBLIOTEKA ‘MEHMET JUSUFI’ NË PRESHEVË, NDANË MIRËNJOHJE PËR ADEM DEMAÇIN, NË VITIN 2013
  47. KOMUNA E SHTIMËS I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘SAKRIFICA E REÇAKUT 1999’, MË 14 JANAR 2014
  48. LIDHJA KOMBËTARE SHQIPTARE E PAJTIMEVE TË GJAQEVE I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 28 NËNTOR 2014
  49. RADIO TELEVIZIONI I KOSOVËS PËRGATIT FILMIN DOKUMENTAR KUSHTUAR ADEM DEMAÇIT ‘SIMBOLI I LIRISË’, NË VITIN 2015
  50. RADIO TELEVIZIONI I KOSOVËS I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE,MË 19 TETOR 2015
  51. KOMUNA E PRISHTINËS EMËRTON ‘SHESHIN ADEM DEMAÇI’, MË 19 QERSHOR 2015
  52. UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTAR I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, NË MUAJIN SHTATOR 2015
  53. LIDHJA E SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘ESAD MEKULI’, MË 17 DHJETOR 2015
  54. PAMJE NGA TAKIMET LETRAR “EAT MEKULI”, MË 17 DHJETOR 2015
  55. UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË, E KANDIDON ADEM DEMAÇIN PËR ‘ÇMIMIN NOBEL PËR LETËRSI’, MË 23 JANAR 2016
  56. KOMUNA E MITROVICËS EMËRTON NJË PARK NË QENDËR TË QYTETIT ‘PARKU ADEM DEMAÇI’, NË MUAJIN MAJ 2016
  57. UNIVERSITETI I TETOVËS E SHPALLË ADEM DEMAÇIN ‘DOKTOR HONORIS KAUSA TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS’, MË …. 2016
  58. SHKRIM I LULËZIM ETEMAJT I BOTUAR NË GAZETËN ‘EPOKA E RE’, MË 11 TETOR 2016
  59. BASHKIA E TIRANËS I JEPË ADEM DEMAÇIT TITULLIN ‘QYTETAR NDERI I TIRANËS’, MË 28 NËNTOR 2016
  60. KOMUNA E SKËNDERAJT EMËRTON NJË RRUGË ‘RRUGA ADEM DEMAÇI’, NË MUAJIN KORRIK 2016
  61. ARTIKULL I LULËZIM ETEMAJIT I BOTUAR NË CAZETËN “EPOKA E RE”, MË11 TETOR 2016
  62. QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS EMËRTON AUTOSTRADËN PRISHTINË-PEJË ‘AUTOSTRADA ADEM DEMAÇI’, M….. 2018
  63. LIDHJA E SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS, MANIFESTIMI ‘DRINI POETIK’ I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 10 QERSHOR 2018
  64. SHOQATA ‘SOFRA GJAKOVARE’ NË SHKUP, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, MË 12 GUSHT 2018
  65. INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE NË SHKUP, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE – PAS VDEKJES, MË 12 GUSHT 2018
  66. VENDIMI I QEVERISË SË KOSOVËS NR.02/59, I DATËS 31 KORRIK 2018, PËR VENDOSJES E SHTATORES SE ADEM DEMAÇIN NË “SHESHIN ADEM DEMAÇI”, NË PRISHTINË
  67. VENDIMI I QEVERISË SË KOSOVËS NR. 02/59, I DATËS 31 KORRIK 2018, PËR EMËRTIMIN E AUTOSTRADËS PRISHTINË-PEJË “AUTOSTRADA ADEM DEMAÇI”
  68. VENDIM I QEVERISË KOSOVËS NR.02/59, I DATËS 31 KORRIK 2018, PËR EMËRTIMIN E PARKUT TË QYTETIT TË PRISHTINËS- “PARKU ADEM DEMAÇI”
  69. ARTIKULL I BOTUAR NË GAZETËN “EPOKA E RE”, MË 11 TETOR 2018
  70. LIDHJA E SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS THEMELON ÇMIMIN LETRAR “ADEM DEMAÇI”, M…..
  71. ARTIKULL I BOTUAR NË GAZETËN “EPOKA E RE”, MË 6 DHJETOR 2019
  72. MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT E QEVERISË SË KOSOVËS, SHTËPINË E LINDJES SË ADEM DEMAÇIT E SHPALLË ‘ASET I TRASHËGIMISË KULTURORE TË KOSOVËS’, MË 16 TETOR 2020
  73. POSTË TELEKOMI I KOSOVËS EMETON PULLËN POSTALE ME PORTRETIN E ADEM DEMAÇIT ‘I PAMPOSHTURI’, MË 28 NËNTOR 2018
  74. KOMUNA E SANXHAKUT E MËRTON NJË RRUGË TË QYTETIT ‘RRUGA ADEM DEMAÇI’, MË 23 MAJ 2019
  75. ARTIKULL I BOTUAR NË GAZETËN ‘EPOKA E RE’, NË VITIN 2019
  76. SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË TË KOSOVËS I NDANË ADEM DEMAÇIT, MIRËNJOHJE-PAS VDEKJES, MË 27 NËNTOR 2021
  77. SHOQATA HUMANITARE ‘FENIKS’ NË FERIZA, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE – PAS VDEKJES, MË 7 QERSHOR 2021
  78. …………………. I NDANË ADEM DEMAÇIT…………. (MUNGON DATA)
  79. ……………… I NDANË ADEM DEMAÇI TITULLIN ‘AMBASADOR I PAQES’, (MUNGON DATA)
  80. ROTARI KLUBI ‘DARDANIA’ NË PRISHTINË, ADEM DAMAÇIT I JEPË ÇMIMIN ‘ANËTAR NDERI I KLUBIT’, (MUNGON DATA)
  81. SHKOLLA FILLORE ‘JUSUF GÇRVALLA’ NË FSHATIN DUMNICË E ULËT, I JEPË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE, (MUNGON DATA)
  82. KOMUNA E JUNIKUT I NDANË ADEM DEMAÇIT ÇMIMIN ‘KUVENDI I JUNIKUT, (MUNGON DATA)
  83. P.B. I NDANË ADEM DEMAÇIT TITULLIN ‘KALORËS I PAQES’, (MUNGON DATA)
  84. J.Q. ‘DUARTË PUNËTORE’, NË FUSHË KOSOVË, I NDANË ADEM DEMAÇIT MIRËNJOHJE (MUNGON DATA)

 

VËRREJTJE: Dokoratat, Çmimet, Shpërblimet, Mirënjohjet dhe Falënderimet e ndara Adem Demaçit i grumbulloi dhe i sistemoi biografi i Adem Demaçit – Selatin Novosella, prej vitit 1989 deri në vitin 2022

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …