Mediet ukrainase po publikojnë video që përgënjeshtrojnë presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin. Ai gjatë mëngjesit të sotëm duke iu drejtuar qytetarëve të Rusisë deklaroi se ushtria ruse ka depërtuar në qytetin Kharkiv dhe po e shtrijnë kontrollin atje. Ndërkohë, mediet ukrainase kanë postuar video ku shihen ushtar ukrainas duke marrë nën kontroll mjetet e blinduara ruse në këtë qytet. Në videon e publikuara në rrjetin social “Twitter” nga ‘Visegrad 24’ shihet teksa forcat ukrainase rrethojnë automjetet ruse, pasi ishin dorëzuar nga forcat ruse. “Ushtria ukrainase sapo i ka pritur shumë ngrohtë ushtrisë ruse që po përpiqet të hyjë në qendër të Kharkiv”, thuhet në postim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …