Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat bërthamore ruse që të jenë në gatishmëri të lartë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat bërthamore ruse që të jenë në gatishmëri të lartë. “Unë urdhëroj ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse që të vendosin forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një mënyrë të veçantë shërbimi luftarak,” theksoi Putin gjatë një fjalim televiziv. Ai shtoi më tutje se alarmin ka urdhëruar që armët bërthamore të Rusisë të përgatiten për gatishmëri të shtuar për t’u lëshuar fuqitë udhëheqëse të NATO-s kishin bërë “deklarata agresive”. “Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime jomiqësore kundër vendit tonë në sferën ekonomike, por zyrtarë të lartë nga anëtarët kryesorë të NATO-s bënë deklarata agresive në lidhje me vendin tonë”, ka theksuar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …