Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Amerika dhe Evropa duhet të qëndrojnë së bashku në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë

Vendimi i kryetarit të Rusisë, rus, Vladimir Putin, për të vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore përbën sjellje “të papërgjegjshme”, thanë autoritetet e  NATO-s. Kjo është një retorikë e rrezikshme. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme”, tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa duhet “të qëndrojnë vërtet së bashku” në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë dhe “retorikës kërcënuese”, nënvizoi Stoltenberg, duke shtuar se aleanca “nuk dëshiron luftë”. “NATO nuk dëshiron luftë me Rusinë, ne nuk kërkojmë konfrontim”, tha ai. “Ne jemi një aleancë mbrojtëse, por duhet të sigurohemi që të mos ketë vend për keqkuptime, llogaritje të gabuara në lidhje me aftësinë tonë për t’u mbrojtur dhe për t’i mbrojtur aleatët”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …