Fabrika për prodhimin e miellit “M&Sillosi” njofton qytetarët se ka mjaftueshëm miell dhe nuk duhet të shkaktohet panik

Fabrika për prodhimin e miellit “M&Sillosi” njofton qytetarët se ka mjaftueshëm miell dhe nuk duhet të shkaktohet panik

Fabrika për prodhimin e miellit “M&Sillosi” ka njoftuar të gjithë qytetarët se në treg ka mjaftueshëm miell dhe nuk ka nevojë që të bëhet panik. Në njoftim thuhet se furnizimi me grurë është i rregullt dhe prodhimi po vazhdon me kapacitete të plota. “M&Sillosi” zotohet se nuk do të lejojë që tregu i Kosovës të mbetet pa sasinë e nevojshme të miellit për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve. “Nuk ka asnjë arsye për panik. Ashtu siç edhe ka ndodhur në të kaluarën, M&Sillosi me brendet e saj Finnesa, Dellino dhe Sofra ka arritur që të furnizojë tregun e Kosovës me sasi të nevojshme të miellit dhe nuk ka lejuar që të mbetet tregu pa furnizime të mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve për miell. Këtë e bëjmë edhe tani dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Kapacitetet tona të prodhimit dhe të deponimit janë të mëdha”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …