Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut, ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Në një adresim të tij në hapje të një sesioni të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Guterres tha se OKB-ja ka ekipe në terren për të monitoruar situatën. “Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë po çon në përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje. “Ne duhet t’iu tregojmë të gjithë njerëzve në Ukrainë se u qëndrojmë pranë në kohën kur kanë nevojë”, shtoi Guterres. Më herët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) tha se ka pranuar raporte për disa njerëz që janë bllokuar të hyjnë në trena në Ukrainë. Sipas saj, 422 mijë qytetarë ukrainas e të tjerë janë larguar tashmë nga Ukraina për në vendet fqinje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …