Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Drejtorin e Bujqësisë Rifat Stojkaj, stafin e Drejtorisë dhe përfaqësuesit e Organizatës “Mëshqerra” kanë bërë ndarjen e 22 Mëshqerrave barrëse për blegtorët e komunës së Deçanit nga kontingjenti i parë. Kryetari Ramosaj e ka falënderuar Organizatën për Zhvillim Rural “Mëshqerra”, për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm.
Gjatë vitit do të vazhdojmë edhe me kontingjente të tjerë dhe s’do të ndalemi asnjëherë duke i përkrahur blegtorët tonë, ka thënë kryetari Ramosaj.