Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se Rusia do të bëjë gjithçka që të ndalojë pajisjen e Ukrainës me armë bërthamore. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës ku mori pjesë virtualisht, Lavrov tha se është e papranueshme për Moskën që armët bërthamore amerikane të jenë të stacionuara në disa shtete të Europës. “Është e papranueshme për ne që armatimet bërthamore amerikane janë të pranishme në territorin e disa shteteve europiane. Ka ardhur koha tashmë që këto armë të kthehen në shtëpi dhe infrastruktura e tyre në Europë, të çmontohet plotësisht”, tha Lavrov. Pas ndarjes nga Bashkimi Sovjetik, armët bërthamore të Ukrainës u transportuan në Rusi. Deklarata e tij vjen në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që armët bërthamore të vendit të jenë në “gatishmëri të plotë”.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …