Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të veprojë më shpejtë lidhur me sigurinë kombëtare

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të veprojë më shpejtë lidhur  me sigurinë kombëtare. Ai i paraqiti pesë kërkesa drejtuar Kurtit she që  përfshijnë çështjen e strategjisë për sigurinë e Kosovës, Ligjin dhe fondin për FSK-në, gazsjellësin amerikan dhe dialogun me Serbinë. Haradinaj i thotë Kurtit se është koha për veprim.

Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës;

Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione;

Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK;

Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë; Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”. Në fund Haradinaj tha se çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …