Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka mbajtur një fjalim prekës në Parlamentin Evropian, në kohën kur vendi i tij ndodhet prej gjashtë ditësh në luftime, kundër intervenimit ushtarak të Rusisë. I përlotur dhe me zërin që i dridhej, kryetari i Ukrainës, Zelensky u shpreh se nuk di si t’i përshëndesë eurodeputetët me “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”, pasi për disa qytetarë të tij në Ukrainë sot mund të jetë dita e fundit. “Të nderuar të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e t iu përshëndes të gjithëve, pasi nuk mund të them mirë mëngjes apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë atë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE-së në mbështetje të Ukrainës. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë, tha mes tjerash kryetari, Volodimir Zelensky.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …