U mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve

Nën udhëheqjen e kryetari të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, të martën u realizua mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve ku tema diskutimi ishin; Të hyrat vetanake Janar-Prill 2016; Kërkesa për ndërrim të parcelës private me parcelë komunale e cila kërkesë ju ka drejtuar Drejtorisë së Kadastrës, ndërsa si pika të ndryshme u diskutua çështja e  kompanisë së mbeturinave UNITETI.

Tek çështja e të hyrave vetanake Janar-Prill 2016, drejtori i Drejtorisë  së  Financave  Nystret Maxherra, paraqiti raportin e 4 mujorit të hyrave vetanake për secilën drejtori, ku kryetari Bahtiri kërkoj nga të gjithë drejtorët që të rrisin angazhimet për nivel sa më të lartë të realizimit të hyrave vetanake  e sidomos kërkojë nga drejtoi i Urbanizmit Sami Zeka që  të angazhohet më shumën në mënyrë që të hyrat nga shfrytëzimi i hapësirave publike, siç është inkasimi nga qiraja e objekteve komunale të rriten çdo ditë e më shumë.

Krahas kërkesës që u bë nga drejtori i Kadastrës dhe Gjeodezisë, Egzon Jashari, për ndërrimin e parcelës private me parcelë komunale, ku kryetari i Komunës Agim Bahtiri, propozoj që  ekspertët  të dalin në terren dhe nëse e shohin të arsyeshme për ndërrim atëherë  ta propozojmë për kuvend, u diskutua edhe  për këmbimin e një prone e cila për momentin është pengesë për finalizimin e rrugës që lidhë lagjen e Romëve me rrugën kryesorë me Ilirinë.

Finalizimi i kësaj rruge sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit Naim Hajra, është rrugë  me interes për qytetarët pasi që shkarkon komunikacionin dhe së është rrugë më e shkurt për të gjithë qytetarët që  frekuentojnë rrugët e qytetit.

Edhe kësaj radhe u diskutua tema e kompanisë  Unitetit, ku prezent gjatë kësaj mbledhje të bordit ishin edhe dy anëtare  më të rinj të bordit të UNITEIT.

Rrahman Grepi  anëtar i kësaj kompanie me theks të veçante theksoj para anëtarëve të bordit se një numër i madh i parregullsive që janë duke ndodhur në kompaninë UNITETI kanë bërë që të ballafaqohet kjo kompani me probleme, e njëra ndër to është edhe mbingarkesa e ndërmarrjes më punëtorë konkretisht në administratë.

Kryetari Bahtiri theksoj se shumë shpejt do të shpallim një tender për një kompani private e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Mitrovicës sepse pakënaqësitë në lidhje me kompaninë aktuale nuk kanë të ndalur.

“Ne jemi për t’u shërbyer qytetarëve  dhe për këtë jemi zotuar. Andaj të njëjtën e kam kërkuar edhe nga kompania UNITETI, por siç po shihet ankesat nuk ndalën edhe nga qytetarët prandaj kërkoj që shumë shpejt ta shpallim një tender për një kompani private, në mënyrë që qyteti i Mitrovicës mos të ballafaqohet me problemin siç është mungesa e ambientit të pastër” theksoj ndër të tjera kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Për fund kryetari Bahtri, ka kërkuar nga çdo drejtori që të listoje borxhlinjtë ndaj komunës, ku e njëjta listë  u tha nga kryetari se do të behët publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …