KOMF: Vrasja e fëmijës 14 vjeç, tronditje dhe këmbanë alarmi për të gjithë

KOMF: Vrasja e fëmijës 14 vjeç, tronditje dhe këmbanë alarmi për të gjithë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është i shokuar për rastin e vrasjes së fëmijës 14 vjeç.

Rasti tronditës i vrasjes së fëmijës 14 vjeç, duhet të jetë një alarm për të gjithë, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjies sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e fëmijëve të ndërmerren në mënyrë emergjente.

Duhet investim i menjëhershëm në themelimin dhe fuqizimin e shërbimeve të integruara edukative, psikologjike dhe sociale në shkolla, krahas mësimdhënies, me qëllim të edukimit qytetar të fëmijëve dhe parandalimit të dhunës dhe sulmeve ndaj fëmijëve, të cilat fatkeqësisht si sot mund të përfundojnë me fatalitet. Themelimi dhe fuqizimi i shërbimeve të integruara të mësipërme do të mundësonte një mekanizëm efikas në identifikim dhe raportim të rasteve të tilla.

 Fëmijëve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë.

Jemi të shqetësuar për faktin që rastet tragjike parapare të fëmijëve të cilat kanë përfunduar me fatalitet, nuk kanë ndikuar aspak në reflektim, mobilizim, e as ngritje të nivelit të përgjegjësisë së të gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijës.

 

Nisur nga kjo, kërkojmë që qasja institucionale të jetë efektive në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla. 

KOMF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI; Përgënjeshtrim i deklaratave të Albin Kurtit mbi Gjuhën Shqipe, që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe …