Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që t’i bashkohen protestës, e cila pritet të mbahet më 14 maj, në Prishtinë. Berisha ka shkruar se rezistenca duhet të rritet edhe më tepër për të mbrojtur kauzën opozitare, e cila është në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës. Protesta organizohet më 14 maj në sheshin Skënderbeu, në orën 14:00, në Prishtinë, ndërsa nisja nga Prizreni bëhet në orën 11:00 nga stacioni i autobusëve. Berisha ka ftuar me këtë rast të gjithë qytetarët dhe aktivistët e Nismës të bashkohen në protestën paqësore dhe ta shporrim këtë Qeveri kuislinge dhe antikushtetuese, ka shkruar deputeti Zafir Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …