Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shprehu sot vlerësimin e SHBA-së për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkë-penëmbajtëse për çështjen e Ukrainës. Në takimin e organizuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, ambasadorja Kim në fjalën e saj u shpreh se, “teksa shikoj rreth tryezës, po përpiqem të dalloj se çfarë na bën të gjithëve së bashku. Shumë nga ne janë anëtarë të NATO-s. Shumë nga ne janë anëtarë të BE-së. Disa nga ne aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Por të gjithë ne sigurisht e pranojnë që jemi në një moment historik. Që kërcënimi, sulmi dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjithë ne dhe për sistemin ndërkombëtar që ne dhe paraardhësit tanë kemi punuar për dekada për ta ndërtuar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, tha mes tjerash zonje Yuri Kim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …