Kryetari i Ukrainës, Zelenskij, ka mbajtur një fjalim prekës në Parlamentin Evropian, në kohën kur vendi i tij ndodhet në luftë me Rusinë

Parlamenti Evropian ka votuar pro Ukrainës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian

Pas kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Europian, grupimet politike të Parlamentit Europian u mobilizuan për një rezolutë lidhur me mbështetjen për dhënien sa më të shpejtë Ukrainës të statusit të vendit të kandidatit. Rezoluta u aprovua sot me 636 vota pro, 13 kundër, 26 abstenime. Statusi i vendit kandidat për Ukrainën është përshpejtuar për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi i pushtuar prej 6 ditësh nga Rusi. Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …