Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi falënderon FSK-në për ndihmë në luftimin e zjarreve

Niko Peleshi: Shqipëria ka rreth 200 trupa ushtarake në pozicione të ndryshme, në gatishmëri për t’i vënë në dispozicion të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se Shqipëria ka rreth 200 trupa ushtarake në pozicione të ndryshme, në gatishmëri për t’u alokuar sipas kërkesave të NATO-s, në rast të një nevoje nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë. Ministri Peleshi theksoi se Shqipëria ka prej kohësh një trupë prej 20 ushtarësh në Letoni, ndërsa kohët e fundit ka zhvendosur edhe 30 forca speciale në Kosovë, për të kontribuuar në rritjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ai shtoi se forcat ushtarake shqiptare kanë po ashtu një grup të gatshëm prej 100 trupash që t’i dërgojnë në kufijtë lindorë të NATO-s. Niko Peleshi u shpreh se Rusia ka kryer një agresion të pashembullt në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, por është shumë larg të mendohet se kufijtë e NATO-s mund të preken. Megjithatë, ai sqaroi se për shkak të agresionit rus, NATO po e shton sigurinë e saj në kufijtë e saj lindorë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …