Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Lufta në Ukrainë dhe impakti në Ballkan-Kosovë dhe Shqipëri

Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme, të pandashme dhe i takojnë sejcilit individ e sejcilit popull, të jetojë i lirë dhe i pavarur.
Pra, nisur nga kjo e drejtë e natyrshme dhe bazamenti i Deklaratës Universale mbi të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, edhe populli i Ukrainës e ka të drejtën, për tu bashkuar, antarësuar e aderuar, në sejcilin mekanizëm ndërkombëtar me vullnetin e vetë.
Ndërhyrja e Putinit, pas shpërbërjes së BS, në çështjet ukrainase dhe synimet e tyre për anëtarësim në NATO, e BE, duke kaluar nga aspekti i kërcnimeve frigsuese e verbale, në ndërhyrje ushtarake, paraqet agresion direkt ndaj popullit të Ukrainës!
Dhe, këtu Rusia-Putini, me propogandë kamufluese, gjoja për mbrojtjen e pakicës Ruse në Luhansk e Domstek, “e cila po vuan nga rexhimi i Kijevit”, me dekret njohu pavarësinë e këtyre rajonev. Për më tepër se një muaj, mbi 150 mijë trupa ruse, u deklarua nga Putini, se ishin vetëm për stërvitje dhe fare nuk kishin të bënin me invadimin dhe cenimin e integritetit të Ukrainës! Pra kemi të bëjmë me një gënjeshtër të Putinit, që e mashtroi popullin e Ukrainës, popullin rus dhe komunitetin europian dhe ndërkombëtar!
Kështu vepronte, Millosheviqi dhe Serbia, sa here që tentonte të kamuflonte agresionin mbi popullin e Kosovës, lëshonte propogandën, në emër të vuajtjeve gjoja të serbëve të Kosovës nga shqiptarët. Kjo ishte alibia, para opinionit publik serb e ndërkombëtar, për ushtrimin e dhunës dhe gjenocidit mbi shqiptarët e Kosovës. Dhe më pas filloj edhe lufta për pastrimin etnik dhe eliminimin e shqiptarëve nga faqja e dheut. Nuk harrohet se lufta e Serbisë në Kosovë,  ishte mbështetur edhe nga Rusia dhe ishte kundërshtuar edhe intervenimi i NATO-së.
Pse dhe si ndodhi veprimi i çmendur i Putinit për nisjen e luftës të përmasave katastrofale në trollin Europian?
Putini, filloj invazionin rus në Ukrainë më datën 24 shkurt nga toka, ajri dhe uji, në emër “denatifikimit- çmilitarizimit”,  duke paralizuar dhe shkatrruar infrastrukturën kritike të sigurisë, të administratës publike dhe strukturave politike të Ukrainës, për suspendimin e pushtetit ukrainas dhe vendosjen e një pushteti pro Rus në Ukrain. Fillimisht Putini me dekret njohu pavarësin e republikave, Domstek dhe Luhansk.
Putin, kërkoj që NATO, të mos e përfillë vullnetin e Ukrainës për tu anëtarsuar në strukturat e sigurisë kolektive dhe BE- së, me arsyetimet ruse për sigurinë e kufinjëve të Rusisë me alibinë se, ukrainasët dhe rusët, kanë një histori të përbashkët dhe janë historikisht një popull, ani se janë të ndarë!
Ç’farë duhet vepruar ?
Tashmë, akterët kompetent, të strukturave ndërkombëtare e shohin rrezikun serioz për shtrirjen e luftës në përmasa kontinentale dhe ndërkombëtare. Lufta duhet të ndalet aty ku është nisur. Perendimi bashkë me komunitetin ndërkombëtar,  NATO-në dhe ShBA- në, vendosën sankcione të rrepta kundër Rusisë, si çë janë ato; ekonomike, financiare, ndaluan hapësirën ajrore ruse, dhe po ndihmojnë me armatime moderne ushtrinë dhe popullin ukrainas. Tani janë publike thirrjet, që fronti i luftës në Ukrainë të ndihmohet nga vullnetarë të kombeve liridashëse!
Ukraina urgjentisht duhet pranuar në BE. Vendet baltike dhe nordike duhet të ngrisinë gjendjen e gadishmërisë. Duhet urgjentisht, KNK, KNR, dhe OSBE, të veprojnë urgjentisht në teren, për hulumtimin e fakteve për ndihmë popullësisë në Ukrainë dhe sigurimin e provave për ta paditur Rusinë në TN për krime të luftës.
Gjermania tashmë duhet ta merrë përgjegjësinë bashkë me shtetet anëtare të BEsë, për ngritjen e strukturës ushtarake të sigurisë, për evitimin e rreziqeve dhe sigurisë kolektive në kontinentin Evropian! Kjo ishte shtylla më e dobët e strukturave të BE-së. Evropa nuk mund të lejoj komoditet në këtë drejtim, siguria europiane prevalon mbi të gjithatë të drejtat tjera!
Urgjentisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkë me Malin e Zi ta deklarojnë hapur kundërshtimin e OPEN BALLKANIT, si nisëm rajonale e cila në prapavijë, përmes Beogradit i hapte portat Rusisë!
Serbia me rreshtimin e sajë në krah të Rusisë iu kthy mesjetës. Për fatin tonë të mirë, para Perendimit i hoqi plotësisht maskat dhe hapi rrugën tonë për hecje përpara. Nëse ne e bëjmë punën si duhet, sukseset nuk do të mungojnë.
Po Ballkani – Ilirida, si çëndron karshi këtij agresioni mbi Ukrainën? Çfar ishin llogaritë e Putinit?
1. Zhvillimi i kësaj lufte përfshinë edhe Ballkanin duke ndikuar, në aspektin ekonomik, dhe të sigurisë, duke ditur apetitet e hershme ruse drejt Ballkanit dhe daljen në ujrat e ngrohta të Adriatikut, rreziku i luftës mbetet permanant. Gjithashtu pritja e lëvizjeve të mëdha të refugjatëve nga zonat e luftës, pa dyshim ka impakte në këtë drejtim!
2. Janë të njohura veprimet e hershme të strukturave sekrete ruse karshi destabilizimit të Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe BH.
3. Ishin, dhe vazhdojnë të janë në kordinim të plotë strukturat politike ruse të sigurisë, dhe ato sekrete, përmes Vuqiqit, Millorad Dodikut kishës ortodokse serbe dhe strukturave diplomatike ruse në Beograd, llogari këto të planifikuara më heret nga Putini, për hapjen e vatrave të rej të luftës në Ballkan.
4. Ngathtësia dhe ngadalësia e përfshirjes së Ballkanit në strukturat euroatlantike, ishin alibi që shkonin në llogaritë e Putinit, për dobësimin e shteteve që aspironin këto antarësime.
5. Mbajtja e Serbisë në unison të veprimeve ruse, përmes mekanizmit të Ballkanit të Hapur, u jepte avantazhe integrimeve, ekonomike të synuara ruse drejt lindjes, ku synoheshin shtrirje mbi shtetet anëtare të NATO-së, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Hapur Rusia kërkoj në rrugë diplomatike, deklarimet e këtyre shteteve rreth kundërshtimit të shtrirjes së NATO-së në drejtim të lindjes!
6. Llogaritë e Putinit duhet të mbyllur, që përmes Open Ballkanit, futeshin interesat ruse. Serbia doli hapur në mbështetje të Rusisë dhe kundër strukturave euroatlantike dhe sankcioneve, të kërkuara nga BE dhe NATO kundër Rusisë! “OPEN BALLKAN”duhet refuzuar.
7. Bashkëpunimi dhe ngritja e gadishmërisë ushtarake të vendeve të Ballkanit në kordinim të plotë 24/7 me ShBA- në dhe NATO- në, në rritjen e fondeve në llogari të mbrojtjes dhe sigurisë në këtë rajon.
8. Veprime të vendosura për largimin e duarëve të Putinit nga butonat e armëve bërthamore!
9. Thirrje e vazhdueshme e popullit rus, për ndaljen e Putinit, për braktisjen e frontit të luftës në Ukrainë. Tashmë kemi reagimin e intelegjencës dhe ushtarakëve rus në këtë drejtim, thirrje e reagime këto, që nuk bënë të ndalen.
Kosova në vorbullin e kësaj lufte?
Janë me domosdoshmëri veprime të shpejta në disa drejtime, si ç’janë:
– Ngritja e një mekanizmi të kontatit, MPJ, MPP, FSK, Qeveri, në veprim 24/7.
– Ngritja e një mekanizmi për kërkesat urgjente të Kosovës për anëtarësim të përshpejtuar në KE, NATO, dhe aderimin në BE me status urgjent të vëzhguesit përmanent apo me statusin e kandidatit anëtar në BE, deri sa të krijohet mundësia e anëtarësimit të plotë.
– Krijimin e një trupe të përbashkët, s’bashku me Shqipërinë, ShBA-në, Kroacinë, Austrinë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, për nisjen e kërkesës për të vërtetën e madhe të domosdoshmërisë urgjente të njohjes së Kosovës, nga 5 shtet e BE, Rumania, Sllovakia, Spanja, Greqia dhe Qipro! Kjo duhet bërë me urgjencë për rritjen e sigurisë kolektive, e cila prevalon secilin interes tjetër, ekonomik, politik dhe të lirive e të drejtave universale!
– Shqipëria dhe Kosova urgjentisht duhet të hartojnë, strategjinë e përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes si dhe të rrisin buxhetet e mbrojes për ushtrinë!
Ndërsa, te ne në Kosovë, por edhe më gjërë, sa u përket shkrimeve rreth krahasimeve, suplimentimit, propogandimit dhe mbështetjes verbale të udhëheqëjes së Ukrainës, në raportimet e përditshme, janë dukuri në favor të qëndresës, moralit dhe mbijetesës së popullit dhe ushtrisë së Ukrainës, për ti bërë ballë kësaj lufte të Putinit, të përmasave të tmerrshme dhe të pa provokuar nga ana e Ukrainës!
Kurse nga shumë komente, e krahasime fyese në rrjetet sociale në Kosovë, shohim krahasime aspak të drejta, me stoicizmin e UÇK, gjatë vitit 98- 99, të luftës së zhvilluar në Kosovë, kundër shtetit kriminal serb, duke lartësuar udhëheqëjen Ukrainase në aspektin patriotik  dhe duke përulur shembëlltyrën patriotike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E vërteta është se; UÇK ishte, shumë fishë me atribute shumë të larta patriotike, ishte tërsisht vullnetare, ishte shumë keq e armatosur. Armatosej me shpinë dhe kuaj, ushqehej dobët,  nuk bënte krime mbi fëmijët, personat e moshuar serbë dhe gratë e tyre! Asnjëher gjat liftës 98/99, s’bëri kompromise në dëm të territoreve tona dhe, pavarësisë së Kosovës e lirisë së sajë.
Sa, për për dijenin tuaj; (të dashur, miqë, qytetarë dhe lexues), po sjelli para jush një segment të një bisede të shkurtër në janarin e v.p’99, në Petrovë, të Shtimes, në ZON-së, në mes të një delegacioni të korit diplomatik të akredituar në Beograd, të ambasadave të Amerikës, Italisë, Anglisë, Rusisë, Suedisë, Francës, Gjermanisë, të cilët në një takim intersimin e tyre e fokusuan rreth zhvillimeve në teren.
Ata morën njohuritë direkte për faktet mbi krimet e Serbisë, mbi popullësinë civile, mbi shkatrrimet, djegëjet e shtëpive dhe shkatrrimet e pronave të popullëisë civile, ata gjithashtu u njoftuan me fakte edhe për prezencën e faktorit rus, në mbështetje të rexhimit gjenocidal milloesheviqian, kundër popullit tonë duar thatë. Në takim kërkuam me këmbëngulje, eliminimin e pengesave dhe embargos për armatim, që na ishte vendosur nga mekanizmat fuqive të mëdha, duke kërkuar “që ne nuk duam që ju të vdisni për lirinë tonë, na lejoni vetëm të bëjmë armatosje të lirë dhe të pa penguar, sepse ne do të vdesim për lirinë tonë”.
Ne, një mbështetje të hapur, nga asnjë shtet, a
nuk e patëm sa i përket armatimit, si çë e ka sot Ukraina. Madje, as strukturat tona politike të caktuara të kohës, nuk arritën të na mbështesin. Shumica e tyre nuk ishin të vendosur për të vdekur për lirinë që na mungonte, si ç’po ndodh në Ukrainë. Madje për të arsyetuar frigën, ligësinë, e vogëlsin e tyre, një numër i caktuar i tyre, në valët e njejta me propogandën e armikut, njolloste dhe stigmatizonte luftën heroike, të djemëve dhe vajzave që flijoheshin për lirinë e Kosovës. Merreni me mend se në çfar kushte vepruam. Krahasimet e UÇK – së, janë tepër dashakëqija dhe tepër banale me Shtetin e organizuar të Ukrainës.
Shembull i papërsëritshëm, në historinë e njerzimit, është Adem Jashari, i cili shkrihet tërsisht me tërë familjen, në përballje të pa shembullt me një ushtri të tërë të dirigjuar nga Millosheviqi. Përderisa në Ukrainë, kursehet popullësia civile. Këtu, nga Serbia nuk përfillej jeta as e fëmijëve dhe as rregullat e luftës, dhe një pjesë, e popullësisë sonë, ftohur dhe në ankth e friguar, duke mos besuar në forcën e UÇK, nuk e jepte përkrahjen e plotë!
Ndërsa, sa për trimërinë, e vetëflijimin, e ushtarëve të UÇK- së, nuk mund të gjenden krahasime askund në raport me rrethanat e kohës, si dhe mbështetjën dhe armët që posedonin.
Sa për njohuri, në ZON, kemi pas raste heroike të luftimeve të UÇK, kurë vet komandanti i ZON, prinë në luftimet për kufomat në Reçak. Pastaj, në luftimet në fsh.Slivovë shtëpi në shtëpi, pastaj, në Buqë të Nerodimës, hudhjen e bombave në bunkerin e forcave serbe, e qindra akcione, trimëri e shembuj të panumërta në këtë zonë dhe mijëra trimëri e akcione në gjitha zonat e luftës sonë të lavdishme në tërë Kosovën
Shumë nga heronjët i kemi të rënë, por të pavdekshëm, dhe shumë prej tyre i kemi në mesin tonë, të cilët e meritojnë respektin tonë! Por, jo tu japim respekt vetëm kur janë të vdekur. Të gjallët (ushtarët e UÇK-së) nuk duan ta satanizojnë askend, pse dje nuk ishte pjesë e drejtpërdrejt e luftës, e as nuk duan mëshirë, por nuk duan që tu bëhen poshtrime të njejta sikurse ato të armikut. Prandaj, veproni sot njesoj me ato që shihni tani nga Ukraina, se si duhet vepruar për atëdhe, dje një numër i qytetarëve të sojit tonë, e bënë argatin e dreqit, të marrin tani mësimin e duhur, për tu larguar nga rruga e dëmshme që po ja bëjmë vendit e kombit!
Është i damshëm secili veprim në emër të fesë, sikurse thirrjet që bëhen, kundër popullit ukrainas, që luftonë trimërisht për lirinë e vet, duke bëre barazime me rusët. Ndërsa shumë komente në rrjete sociale janë të damshme, duke bërë rreshtime e krahasime me vuajtjet e  arabëve musliman dhe vuajtjet e tyre. Ne e dimë se shumica e tyre janë në aleancë me Rusinë dhe tash për tash i sjellin dame kauzës sonë kombëtare!
Kosova, Shqipëria dhe populli ynë në Ballkan- Iliridë dhe kudo në diasporë, në këtë luftë të tmerrshme, po solidarizohet drejt me popullin e Ukrainës, është në unison me NATO-në, BE- në, SHBA- në dhe vlerat e demokracisë!
Në këtë fatkeqësi, me fitorën e UKRAINËS, ndaj Rusisë, kombi ynë e fitonë mundësinë e realizimit të aspiratave shekullore, drejt bashkimit! Prandaj, nëse i lëm me një anë budallëqet tona të brendëshme dhe largohemi nga injoranca dheecim fuqishëm të bashkuar drejt qëllimeve madhore, i realizojmë synimet tona kombëtare. Ditë në vijim janë plotësisht të rënda për Ukrainën dhe me plot ankth rreth të ardhmës të vlerave të lirisë dhe demokracisë për popujt liridashës. Putini duhet ndalur dhe gjunjëzuar!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …