Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Tani është koha ideale, që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se tani është koha ideale,  që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi Rusia është përjashtuar nga kjo organizate për shkak të luftës që është duke bërë në Ukrainë. “Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por sa kam qenë ministër i Jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës! Natyrisht, aplikimi duhet  të bazohet në analizë realiste dhe jo  si vlerësim emocional dhe reagim sentimental! !”, ka shkruar Hoxhaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …