Gjendja në Ukrainë ka marrë përmasa të një lufte të ashpër. Në qytetin Oktirka të provincës Sumi të Ukrainës, rreth 70 ushtarë u vranë në sulmin me raketa të ushtrisë ruse ndaj njësisë ushtarake. Guvernatori i Sumit, njoftoi se njësia ushtarake në qytetin Okhtyrka u godit nga ushtria ruse. Ai tha se ekipet dhe vullnetarët po kryenin punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e njësisë ushtarake. Duke thënë se në qytet kishte shumë trupa të ushtarëve rusë, Guvernatori vuri në dukje se ata i mblodhën këto trupa dhe ia dorëzuan Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq. 14 civilë humbën jetën në sulmin me raketa të kryer nga ushtria ruse në zyrën e guvernatorit në Harkov të Ukrainës. Guvernatori i Harkovit, Oleh Sinjehubov, në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram, tha se sipas përcaktimeve fillestare, në sulm u vranë 7 civilë dhe u plagosën 24 persona, përfshirë një fëmijë. Guvernatori deklaroi se ushtria ruse shkatërroi brutalisht civilët dhe infrastrukturën civile në Harkov. Është bërë e ditur se një pallat u shkatërrua plotësisht nga bombardimet e avionëve rusë dhe shumë njerëz mbetën nën rrënoja. (TRT)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …