Kryetari Aliu ka takuar përfaqësuesit e Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës

Ferizaj është në agjendën e programeve mbështetëse të Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, në fushën e efiçiencës së energjisë, energjisë së ripërtërishme dhe mbrojtjen e kujdesin ndaj ambientit. Për ndërveprimin në këto fusha, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka takuar, shefin ekzekutiv të këtij Fondacioni, Petrit Selimi, zëvendësdrejtoreshën e Programit “Threshold” për Kosovë, Caitlin Reichart si dhe drejtoreshën e financave në këtë Fondacion, Anila Statovci, me të cilët përveç diskutimit për projektet e reja të cilat do t’i nisë komuna e Ferizajt, kryetari Aliu i ka i falënderuar për mbështetjen që ofruan përmes granteve për gratë në biznes dhe ndihmës në rregullimin e shtëpive të ndryshme në Ferizaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …