OAK

OAK: Bojkotoni produktet e Rusisë dhe Aleatëve të saj

 Oda e Afarizmit të Kosovës i bashkohet fushatës Botërore, Evropiane dhe të Republikës së Kosovës për mbështetje të Ukrainës duke i kërkuar bojkotimin e produkteve të atyre që janë duke kryer Gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe atyre që janë duke e përkrahur Rusinë siç është Serbia, duke kërkuar nga BE, SHBA-të dhe vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve edhe për Serbinë. OAK kërkon gjithashtu nga bizneset që bëjnë tregti me Serbinë që ta ndërprejnë menjëherë bashkëpunimin duke marrë parasysh pretendimet e vazhdueshme dhe në rritje territoriale që Serbia në përkrahje të Rusisë i ka ndaj Republikës së Kosovës, duke vazhduar ta mbanë në Kushtetutën e Serbisë ende Republikën e Kosovës. Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione duke e konsideruar aleatin kryesor të saj.  OAK mbështet iniciativat nga Evropa dhe SHBA dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë angazhimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të të përshpejtojnë procedurat për futjen e Kosovës në BE dhe NATO, si një garanci për rritjen e sigurisë në Ballkan dhe Evropë dhe shuarjen e pretendimeve të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës.

OAK që nga themelimi është në përpjekje të vazhdueshme të mbështetjes së bizneseve, sidomos atyre prodhuese në mënyrë që t’i zëvendësoj produktet e Serbisë me ato vendore.

Duke synuar që të krijohet hapësirë dhe komoditet për përkrahjen e prodhimeve vendore, si organizatë në të cilën kemi qindra biznese vendore, jemi në përkrahje të fushatës për mbështetjen e produkteve vendore.

Mënyra më e mirë dhe paqësore me i dal zot vendit, është duke mos ble asgjë të prodhuar në Serbi, Rusi dhe Bjellorusi. Dhjetëra mijëra shqiptarë, me mbështetje ndërkombëtare, e sakrifikuan gjakun për Kosovën.

Bojkotimi i këtyre produkteve është minimumi që mund të bëjmë!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …