Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot e pare në kuadër të projektit rajonal Barometri i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor (BSBP). Duke reflektuar opinionet dhe qëndrimet e qytetarëve, ky raport ofron bazën për projektimin e një qasjeje të qeverisjes dhe politikave me fokus te qytetari. Raporti përbëhet nga tri pjesë. Pjesa e parë diskuton rezultatet e perceptimeve të publikut në Kosovë ndaj institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe institucioneve publike në nivelin qendror. Pjesa e dytë, shqyrton perceptimin e qytetarëve në lidhje me përhapjen e korrupsionit në institucionet publike, dhe pjesa e tretë fokusohet në perceptimet e qytetarëve lidhur me procesin e punësimit në administratën publike. Bashkangjitur mund t’a gjeni komunikatën për media të publikuar nga QKSS, ndëra raportin mund t’a shkarkoni këtu në webfaqen tonë www.qkss.org
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …