Nxënëset e SHFMU nga Kërvasaria janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës

Në garat komunale të Malishevës në futboll, kategoria e vajzave, nxënëset e shkollës fillore dhe të mesme të ulët nga Kërvasaria, kanë kërkuar ndërtimin e fushës së futbollit, pasi kësaj shkolle i mungon. Por pavarësisht kësaj, këto vajza, e kanë zënë vendin e parë dhe për këtë, janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët i kanë uruar, si dhe ju kanë premtuar, se fusha e futbollit për këtë shkollë, është prioritet për vitin e ardhshëm.

Fillimisht kryetari Begaj, i ka uruar nxënësit, për këtë sukses, kur dihen edhe kushtet në të cilën e zhvillojnë lëndën e edukatës fizike. “Unë ju dëshiroj sukses dhe uroj që të mos ndaleni vetëm me këtë sukses”, i ka uruar kryetari Begaj.

Më pas, nxënëset e kësaj shkolle, janë pritur nga drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ku nga ky i fundit, kanë kërkuar ndërtimin e një fushe sporti, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Drejtori Morina, me këtë rast, ju ka premtuar se për vitin e ardhshëm, fusha e sportit për këtë shkollë, është në prioritet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …