Monitorim i mediave lidhur me raportimin për konfliktin Rusi-Ukrainë
Cilat burime të informacionit i përdorin mediat gjatë raportimit për konfliktin?
Ky hulumtim përfshin periudhën prej 1 deri 28 Shkurt të këtij viti në temën “Konflikti Rusi-Ukrainë” dhe përfshin monitorim të 500 mediave digjitale në Shqipëri dhe Kosovë, kurse në total 2.000 media nga Ballkani Perëndimor (Sërbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi).
Fokusi i hulumtimin ka qenë: Në cilat burime të informacionit janë bazuar mediat kur kanë raportuar për ngjarjet aktuale në Ukraine?
Në Shqipëri 55.4% dhe në Kosovë 51.1% të lajmeve janë publikuar duke mos treguar burimin e informacionit. Një pjesë minimale nga këto janë ngjarje lokale të cilat kanë të bëjnë me konfliktin, si psh. efektet ekonomike të këtij konflikti mbi Shqipërinë dhe Kosovën.
Mediat më të cituara në Shqipëri janë BBC me 9.3% të lajmeve përcjellur me CNN me 7.3% dhe në Kosovë me përfaqësim të ngjashëm. Për dallim, në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, burimi më i cituar është Reuters.
Në krahasim me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria (8%) dhe Kosova (6%) kanë numrin më të ulët të lajmeve bazuar në burime Ruse. Burimi më i cituar Rus është TASS.
Ky hulumtim përfshin analizën e 135.322 lajmeve në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Fenomeni më i shprehur është përdorimi i burimit të pa-specifikuar i shembullit “Sipas mediave Ukrainase” ose “Sipas mediave Ruse” duke mos precizuar për cilin burim sakt bëhet fjalë.
Në vijim është tabela e plotë krahasuese e mediave të monitoruara në shtetet e BP.