Isuf Iberdemaj

Shfuqizohet vendimi i Albulenë Haxhiut, pasi padrejtësisht kishte larguar nga puna drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lypjan, Isuf Iberdemaj

Vendimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për shkarkimin nga detyra të drejtorit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Iberdemajt, është shfuqizuar. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka konstatuar se ky vendim është në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke korrigjuar kështu padrejtësinë ndaj Iberdemajt, raporton Gazeta Sinjali. Këshilli Mbikëqyrës për Shërbimin Civil e ka marrë këtë vendim pas ankesës së parashtruar nga Iberdemaj, përmes avokatit Besnik Berisha, e cila është aprovuar si e bazuar. Ministrja Haxhiu obligohet që ta zbatojë vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil brenda aftit prej 15 ditësh nga dita e pranimit, duke e kthyer Iberdemajn në pozitën e drejtorit të Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës. Zonja Haxhiu obligohet po ashtu që të bëjë kompensimin e pagës nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës deri në zbatimin e këtij vendimi. Më 2 dhjetor  të vitit 2021, Iberdemaj ishte shkarkuar nga pozita që mbante me arsyetimin se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e një të burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …