Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, edhe sot i ka pritur qytetarët në takim në zyrën e punës, ku është njoftuar drejtpërdrejt nga qytetarët për hallet, problemet dhe nevojat që ata i kanë. Pas takimeve me qytetarë, Kryetari Latifi ka thënë se si çdo të enjte edhe sot kam pritur në takim qytetarët nga të cilët i kam dëgjuar kërkesat dhe hallet që ata kanë. Bashkëpunimi me qytetarë është prioritet i qeverisjes komunale. Së bashku, do të punojmë pa u ndalur për komunën tonë ka thënë kryetari latifi. Pritja e qytetarëve apo takimet e drejtpërdrejta me qytetarë mbahen çdo të enjte, nga ora 13:00.