Daniel Serwer: NATO-ja po mbështet fuqishëm Beogradin, kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Serwer: Sfida kryesore për Serbinë do të jetë Bosnja

Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, vlerëson se për  Serbinë  sfida kryesore  në të ardhmen  do të jetë Bosnja, e jo Kosova. Profesori në Universitetin “John Hopkins” ka thënë se “Kemi probleme serioze në Maqedoni, probleme kronike në Bosnje dhe probleme në Kosovë. Sfida kryesore për Serbinë do të jetë Bosnja”, ka thënë ai, i cili vlerëson se Serbia gjendet një situatë të vështirë. Në një intervistë për mediet serbe, ai ka bërë të ditur se nuk është e qartë mënyra se si B e H mund të funksionojë në mënyrë efikase si shtet në rrethanat aktuale, ndërsa ka shtuar se raportet mes Beogradit dhe Sarajevës në njërën anë dhe Beogradit e Banjallukës në anën tjetër janë pjesë e rëndësishme e formulës për stabilitet në Bosnje.“Është një shtet i ndarë dhe kjo ndarje është e mbështetur në kushtetutë që vështirëson edhe rrugën e reformave”, ka thënë Serwver. Ai përgjegjës për këtë e bënë kryetarin e Republika Srpska-s, Millorad Dodik, i cili e ka futur Serbinë në një situatë të vështirë, duke kërkuar të mbajë referendum për shkëputje nga B e H. Ky është një problem shumë i madh”, vlerëson analisti Serwer.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …