leoni

Veli Veliu

VELI VELIU:  BABA LILË ME ALLTI

 

      Fragment poeme

13.

Sulm i papritur – në mbrojtje të vetes,

Banditi u tmerrua, gati vdiq nga frika!

U tërhoq ngadalë, u zhduk tatëpjetës,

Te udha e ngushtë s’ i ndihmoi thika!

Babai rrugën e vazhdoi shpatit përpjetë,

Mal shumë i madh, në qiell Trimori!*

Pas punës gjithnjë udhëtonte vetë

Dhe ndalej të pinte ujë te kroi!

14.

Pasi kaloi çasti kritik dhe u fut në mal,

Qeshi me banditin që i doli papritur!

Në vendin larg vendbanimit ta ndal,

Tërë pagën mujore për t’ ia plaçkitur!

Paga në kuletë, e kish fshehur mirë,

Në xhepin e brendshëm, në setër!

Se gjithë rruga bëhej në errësirë!

priste sulm vetëm nga shtaza e egër!

15.

Menjëherë babai e kujtoi malatin*,

Qe ishte pasuri e trashëguar nga i ati!

Një drejtor zullumqar, e trazoi fshatin,

Disa fshatarë gati vdiqën nga infarkti!

Malin tonë kur deshën të na grabisin,

S’ ju nënshtrua një shefi nga pushteti!

Fshatarët vesh me vesh pëshpëritnin,

Alltinë me fishekë e kishte me veti!

16.

Shefi shoven posa e mori detyrën e re,

Të udhëhiqte më rreptë si drejtor!

Tha: ligjin e mbroj, assesi nuk lëshoj pe!

Do të ngjitem lart te fshatrat malorë!

Me shoqen bisedoi gjatë në shtëpi!

Drejtori duhet të jetë më i rreptë!

Nesër, zonja ime, do të ngjitem në malësi!

Ajo e luti të mos shkonte atje vetë! 

 

17.

Ditën e tregut, mëngjesin e qetë,

Nga shtëpia e tij doli drejtori i ri!

Zonja e pispillosur e brengosur mbet,

E shikoi gjatë në rrugë me një sy!

 

Shefi t’ i njoh mirë të gjithë fshatrat tanë,

Në vatrat shqiptare të mos ndizen zjarre!

Le ta dinë nën mbikëqyrjen e kujt janë!

Prona private më nuk do të ketë fare!

18.

Malet private do jenë pronë e shtetit,

Do t’ i shoh me sytë e mi kudo që janë!

Assesi nuk udhëhiqen malet prej qytetit,

Frikacakët tanë kurrë sukses nuk kanë!

19.

Kuadër i ri, u ngjit shpejt në karrierë,

Në fillim u caktua në sektorin e pylltarisë!

Mjekroshi i ndyrë kudo villte vrer,

Kundër shqiptarëve të pabindur të malësisë!

Ditëve të pushimit me miq e shokë,

Trimërohej fort duke pirë raki!

Dihet kush është Zot në këtë tokë!

Shqiptarët e kanë shtetin në Shqipëri!

20.

Ata nuk janë trima kur zbatohet ligji,

Policia e armatosur pse është në detyrë!?

Nga sot do të shtrohet i forti dhe i ligi,

Për egërsirën do bëhet dy herë egërsirë!

Drejtori mburrej  se ishte një trim,

Çdo gjë do ta bëjë për vendin e tij!

Njerëzit e lirë s’ pranojnë torturim!

Edhe jashtë shtetit kërkojnë drejtësi!

21.

Shoqja u shqetësua: Lubo qetë merre punën!

I tha kur doli nga shtëpia në mëngjes!

Asgjë nuk arrihet me anë të dhunës,

Shqiptarët zbuten dhe të japin besë!

Ai: Kush po të flet mbrapsht ditën,

Apo ti, moj zonjë, sheh ëndrra natën!

Unë bëra luftë të gjatë për karrigen,

Drejtorin para meje e frikësuan të ngratin!

22.

I trimëruari me egërsimin e pushtetit,

Të ndiqen shqiptarët nga kjo komunë!

Jo, afër në Kosovë, po diku përtej detit,

Si përpara kur kishte shumë dhunë!

Shoqja: Ishte ajo kohë dhe shpejt u harrua,

Ata hapën në Prishtinë Universitet e Akademi!

Vajzat me djem janë duke u shkolluar,

Gruaja shqiptare kujdeset për fëmijë!

23.

Rojën e pyllit e ftoi shpejt në zyrë,

Unë jam i pari drejtor që dalë në malësi!

Dhe e shikonte shqiptarin në fytyrë,

Do të punohet vetëm sipas ligjit të ri!

Rojtari e kryente punën me nder,

Po te drejtori i ri nuk kishte fare besim!

Në çdo vend kishte vjellë vrer,

fjalimin e përfundonte me kërcënim!…

25.

Shefi e punëtori u enden fshatrave fushorë,

Dhe fshatrave më të largët të malësisë!

Në botën shqiptare ky ishte i pari drejtor

Që i shihte me regjistër zabelet e fshatarësisë!

26.

Disa fshatra pozitën e mirë në fushë,

U tregoi se shteti s’ lejon më zabele!

Më nuk guxon të kundërshtojë askush!

U trondit një fshatar që ish me dele!

Kulloti, i tha delet në bregore e mal,

Po tani e tutje të gjitha janë të shtetit!

Bariu e shikonte, mbeti pa fjalë!

Ky na kthyeka prapë në kohën e mbretit!

28

Babi: Ku e merr drejtor, atë të drejtë?!

Ta fshish me një fjalë pasurin time!

Derën e zyrës ia përplasi shumë rreptë

Dhe nuk deshi me të kuvendime!

29.

Nga karrige e butë ai u ngrit në këmbë,

Dhe shpejt doli pas tij në korridor!

Përnjëherë u krijua gjendje e rëndë,

babai kishte punë me një drejtor!

Shefi i vendosur: Zabelin ta merr shteti,

Mos më fol si fshatarët tjerë se ke tapi!

Gjaku i vloi shpejt babait dhe s’ heshti:

Mali i gjyshit është imi! dora i shkoi në allti!

31

Drejtori e kapi për krahu, e ktheu në zyrë!

Ulu e qetësohupak, o fshatar!

Babai ishte skuqur fort në fytyrë

E kërcënoi fort me fjalën e parë!

Haptas më kërcënon këtu në zyrë,

Gjashtë muaj burg do të dënohesh ti!

Babai e shikon më rreptë në fytyrë,

por dorën e djathtë nuk e çoi në allti!

32

Dëgjo mirë: Gruaja jote nga ajo ditë,

do ta barti shaminë e zezë në kokë!

Gjithsesi jetimë do të mbesnin fëmijët!

Askush s’ më prek në mal, as në tokë!

33.

Drejtori: Të jesh i sigurt fshatar se shkon në burg,

Dhe dritën kurrë nuk e sheh me sy!

-Jo, pa pronë s’ jetoj, nuk mbetem në rrugë,

Deri sa gjithnjë ta barti këtë allti!

34.

Mendo pak, unë dalë nga burgu i zi

Dhe nuk e bëjë me ty asnjë fjalë!

Me plumba e mbushi plot këtë allti,

Pa frymë rrokullisesh…nëpër shkallë!

 

  • Trimori: Mal i madh në vijën etnike që i ndanë shqiptarët me serbët në malësi të Bujanocit!
  • Malati: Zabeli, copë e malit në pronësi private!

 

(Nga libri me poezi në shtypshkronjë, Baba Lilë me allti, Botues Lena, Prishtinë, 100- f)

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …