Kryetari i Komunës së Malishevës merr pjesë në përurimin e veprës ” Shekuj Drite në Deçan”, të autorit nga Komuna e Malishevës, Harun Shabanja, që jeton dhe vepron në Komunën e Deçanit. ”Në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim si kryetar komune,ju përgëzoi për veprën tuaj, ”Shekuj Drite në Deçan”, ku keni pasqyruar të djeshmen dhe të tashmen e popullit tonë nëpër dekada historike, përpjekje dhe angazhim e sakrificë për të ruajtur dhe kultivuar trashëgiminë kulturore, kombëtare e fetare për mes personaliteteve të besimit islam, që u kurorëzua me historiografinë ”’Shekuj Drite në Deçan”. ”Kjo vepër do t’u shërbej shumë studiuesve të rinj, jo vetëm që të njihen me kontributet e dhëna të këtyre personaliteteve për kombin, por do t’u ndihmoj që ta ndriçojnë dhe pasurojnë të kaluarën tonë si popull nëpër periudhat historike, prandaj, ju inkurajoj që të vazhdoni me hulumtime të tjera të kësaj fushe me interes shoqëror dhe kombëtar edhe me botime të reja shkencore e historike të kësaj natyre tematike” përfundoi, Kastrati. Në fund, kryetari i Komunë së Malishevës, Ekrem kastrati për kontributin në krijimtarinë shkencore për veprën” Shekuj Drite në Deçan”, autorin e nderoi me mirënjohje.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …