I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, u shpreh lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pas suspendimit të Rusisë nga kjo organizatë. Ai tha se për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nevojitet të ketë një shumicë prej dy të tretash që do të votonin pro Kosovës. “Gjermania e ka njohur Kosovën. Është e vetëkuptueshme që ne jemi në favor që shteti që ne njohim të përfaqësohet në organizatat ndërkombëtare”, tha Sarrazin, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung. Duke folur për vendimin e Serbisë për të mos mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë, Sarrazin tha se kjo është një kohë e keqe për pavendosmëri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …