Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin ekspansionist të Rusisë

Kryeministri, Albin Kurti në një intervistë për ‘The Independent’ ka thënë se Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin ekspansionist të Rusisë. Kurti saktësoi  se perëndimi duhet të dallojë synimin e Rusisë për të kryer gjenocid në Ukrainë, pasi edhe Ballkani Perëndimor mund të përballet me rrezik të shtuar të konfliktit ushtarak për shkak të situatës në Ukrainë. “Ky invazion rus, ky agresion ushtarak nuk është më politik. Është gjenocid. Shihet qëllimi gjenocidal që rezulton në aspekte logjistike dhe demografike. The Independent shkruan se pas pushtimit të Ukrainës, Kurti ka frikë se Kosova mund të përballet me një konflikt ushtarak të ndërmjetëm, pasi Rusia ushtron ndikimin e saj politik,  në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …