Avokat i Sami Lushtakut, z. Arianit Koci, me rastin e shqyrtimit të ankesave të avokatëve për komandantët e UÇK-së, Syleman Selimi, Sami Lushtaku e të tjerë, është shprehur i bindur se Gjykata e Apelit do të vendosë në favor të Sami Lushtakut. Ai ka deklaruar se në ankesën, e cila do të shqyrtohet sot në Gjykatën e Apelit, ka paraqitur argumente të fuqishme për pafajësinë e ish-komandantit të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës. “Unë besoj në drejtësi dhe jam i bindur se kolegji gjyqësor i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarit vendor, do të marrë vendim të drejtë dhe të ligjshëm. Në ankesë kam paraqitur argumente të fuqishme lidhur me pafajësinë e z. Lushtaku, ka thënë avokati Arianit Koci.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …