Nënkryetari Iska, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Gazmend Salijevic

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, i shoqëruar nga Shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Gazmend Salijevic. Nënkryetari Iska, ka thënë se me zëvendësministrin Salijevic, u diskutuan  mundësitë e bashkëpunimeve  në fushën e arsimit, infrastrukturës, banimit (renovimit të shtëpive)  si dhe politikave favorizuese strategjike në avancimin e pozitës së komuniteteve jo-shumicë në Rahovec, në theks të veçantë  për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …