Në mbështetje të nenit 4 lidhur me nenin 13 të Rregullores MF-NR-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve për destinimin e mjeteve nga fondi për transfer dhe subvencione për OJQ të cilat operojnë ne teritorin e Komunës së Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, bën këtë:
THIRRJE PUBLIKE
Për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të, Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve, për organizimin e aktiviteteve sportive në Komunën e Rahovecit. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit u bënë thirrje të gjitha, Klubeve, Shoqatave sportive të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushat sportive, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e sportit dhe organizimin rinor gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të Drejtorisë për Rini dhe Sport, në Komunën e Rahovecit. Klubet, shoqatat në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për organizimin e aktiviteteve sportive .
-
Klubet, shoqatat– mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave sportive, përmes aktiviteteve si më poshtë: