leoni

Yuri Kim:

Ambasadorja, Yuri Kim, hodhi poshtë akuzat e kryetarit rus, Vladimir Putin, se qenkan shtuar mercenarët shqiptarë në Ukrainë

Ambasadorja amerikane,  në Tiranë, Yuri Kim ka ripostuar citimin e ministres e Jashtme së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila hodhi poshtë akuzat e presidentit rus Vladimir Putin se “janë shtuar mercenarët shqiptarë në Ukrainë”. Sipas ambasadores Yuri Kim, këto gënjeshtra nga Rusia bëhen për të larguar vëmendjen nga e vërteta. “Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe se është përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …