Disa komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës dhe më vonë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe ne Forcës së Sigurisë së Kosovës sot u takuan bashkë në shënim të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kazermën, “Adem Jashari” në Prekaz. Eprorët: Agim Çeku, Sylejman Selimi, Kadri Kastrati, Daut Haradinaj dhe Xhavit Gashi bënë një fotografi së bashku në kazermën që mban emrin e kryekomandantit Adem Jashari në Prishtinë. Aty bashkë me drejtuesit e shtetit dhe shumë qytetarë morën pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së në 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …