Nevzad Balë Kryeziu nga Rogana e Dardanës, publikisht ia dha zemrën dhe shpirtin çlirimit të Kosovës. Në kujtesën tonë, xha Nevzadi, mbetet një i rënë i bukur për liri. Të rënët për liri i kanë duart më të bukura, ata kurrë nuk vdesin. Në kujtim të asaj kohe heroike, të gjallët gjithmonë me vete bartin jetën e atyre që s´janë më, e që përditë na bëhen më të lavdishëm!..
Nevzad Kryeziu u lind më 1936. Mësimet e para i mori në Roganë , mirëpo, për shkak të rrethanave familjare, Nevzad Kryeziu, detyrohet të ndërpres shkollimin. Këputja nga shkolla për Nevzadin ishte një dhimbje e madhe, por, jeta shkruan romane. Nevzad Balë Kryeziu ende pa i mbushur një vit të jetës, e falin për Balë Gecin nga Rogana, për dajën e Nevzadit, sepse Bala nuk kishte fëmijë, dhe s´donte t´i shuhej familja. Për fëmijërinë e Nevzadit u kujdesën dy gratë e Balës, Ziza dhe Selimja. Fëmijëria e Nevzadit ishte e lumtur dhe pa brenga të mëdha.
Balë Geci kishte një ekonomi të kamur, dhe ishte një njeri me autoritet në fshat. Konaku i Balë Gecit shquhej në gjithë fshatin dhe fshatrat përreth për mikpritjen, debatin, dhe lojërat popullore të burrave. Fjalën liri na thoshte Nevzadi ( sa ishte gjallë ) unë e kam dëgjuar ende pa vajtur në shkollë, atë e kam dëgjuar në Konakun e babës Balë, nga njeriu që u kujdes shumë që unë të jem trashëgimtar i denjë i familjes së tij. Biografia e Nevzad Balë Kryeziut është e pasur , dhe me beteja të pareshtura.Aksioni famëkeq i armëve, tepricat e ashtuquajtura të drithit, dënimi për fjalën e thënë, vetëm sa ia shtonin zemërimin popullit tonë.
Në këtë tokë e në këtë vend me kaq shumë histori, askush s´është pa një betejë të tijën. Nata në kohën e pushtimit serb në Roganë, dhe në gjithë Kosovën, shquhej për ndjekjet e çlirimtarëve, dhe për bastisjet e familjeve të tyre. Terri i trashë i pushtuesit, kishte pllakosur edhe Roganën. Lufta me errësirën, kundër xhelatëve serbë, ishte ëndrra e xha Nevzadit për liri dhe Bashkim Komëtar. Një ditë tek po shkoja tek Arat e Rrezes, ( Baba Balë, i kishte thënë Nevzadit, kujdes se armiku kudo po na vëzhgon ) unë heshta, tregonte xha Nevzadi, dhe s´ju përgjigja!
Në atë kohë flitej se shteti i armikut na ndjek i fshehur nën gjethe. Mirëpo, uji që rrjedh s´kthehet prapa. Kjo Porosi e babë Balës për Nevzadin ishte shumë domethënëse. Unë thoshte xha Nevzadi jam adhurues i madh i borës, dhe i rrëshqitjeve në borë. Uji dhe gjaku për çdo qenie janë me kuptim në jetën e të gjallëve. Uji është i vlershëm për tokën, ndërsa gjaku për trupin dhe lirinë. Rruste, më thoshte xha Nevzadi, jemi popull i vogël, po me zemër të madhe. Gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë na lanë shumë porosi. Çdo brez shqiptar ( për shkak ) të luftërave, dhe betejave të pakryera, duhej që t´ia fillonte jetës dhe luftës nga e para.
Pra, fillimet ishin varfërim i vazhdueshëm i popullit tonë. Njeriu ynë, më thoshte Nevzadi, me dashje apo pa dashje, i bënte pyetje tokës, ugarit dhe farës së mbjellë, sikur donte t´a mësonte gjuhën e bimës që po rritej. Ah, sikur të fliste toka! Jo një herë, por disa herë, rrëfente xha Nevzadi, unë kam mbetur pa gjumë në shqetësimet e mia; a po më mbinë fara e hedhur, dhe si do të jetë fati i të korrave në verë. Bejtia ( ime shoqe) thoshte xha Nevzadi ishte shok kaluar shokut, e denjë, të qeveriste punët rreth shtëpisë, dhe ishte grua në kuptimin e plotë të fjalës.
Në familje time, Bejtija shquhej për disiplinë dhe kurajo në edukimin e fëmijëve. Për fëmijët nuk kam patur kurrë asnjë shqetësim. Në shkollë ata ishin të suksesshëm, në shtëpi i kryenin detyrat e shtëpisë. Të tre djemtë e mi janë të Diplomuar, me diplomë Universiteti, kjo për mua nuk është pak, sepse kjo ishte, dëshira dhe ëndrra ime. Rogana shumë gjëra i ka të përbashkëta; ajrin, ujin, erën, stinët, zemërimin, luftat, gëzimin, dhe njëmijë gjëra të tjera!..
Lufta e UÇK-së thoshte xha Nevzadi, është lufta më çlirimtare e bërë ndonjë herë në Kosovë. Jeta e Nevzad Kryeziut ishte një jetë e veçantë. Ai përjetoi gjëmën e dy luftave botërore. Pamjet e luftës nga shumë beteja. Në mendjen e Nevzad Balë Kryeziut bënin pyetje shumë gjëra. Ku jemi dhe s´i do të jetë fati ynë. Heshtja dhe mosbërja gjë asnjë popull nuk e shpie përpara. Prandaj, këto dhe mendime të tjera ishin lufta në kraharorin e xha Nevzadit. Ai e dinte se lufta dhe vullneti i popullit nuk lejojnë që liria të degjeneroj në nënshtrim e skllavërim.
Rogana nuk është e pa zemër, i thoshte ai vetes. Rogana është pjesëmarrëse e të gjitha Luftave në Kosovë. Në shpirt të Roganës përherë ka një dhomë mbretërore, ku zemërimi mund të shndërrohet në kryengritje. Në arkivat e kujtesës së Roganës ruhen episode të luftave të bëra. Rogana në të gjitha betejat u shqua për guximin dhe qëndresën e saj. Në “Grykën e Ushit” afër Vranjës, në Luftën e Hogoshtit, dhe në luftën kundër çetnikëve serbë, Rogana dha shumë luftëtarë për Lirinë e Kosovës. Murat Kryeziu dhe Azem Geci, ishin dy këshilltarë politik dhe ushtarak, të Bajram Currit për Anamoravë.
Në hapësirën një shekullore Rogana ka dhënë 73 burra të rënë për liri dhe pavarësi. Fal gjakut të dhënë, Rogana sot ka, shkrimtarë, shkencëtarë, gazetarë, kompozitorë, regjisorë, intelektual të të gjitha lëmive, dhe sportist me medalje kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Roganë tani veprojnë mbi 200 biznese. Dhe arsimimi në Roganë është në nivelin më të kënaqshëm. Çdo shtëpi në Roganë ka një e më shumë të diplomur. Vetëm familja e xha Nevzadit sot ka 10 të fëmijë me diplomë Universiteti, një është doktor shkencash, 4 magjistra, 2 libra të botuar, dhe 5 libra në proces të botimit. Rogana sot ka 2 ambasodor në Republikën e Kosovës, Një në Zagreb, dhe një në Sofje. Dy 2 regjisor me mirëgjohje ndërkombëtare, një në Prishtinë, dhe një ( femër ) në Nju Jork, dhe një Gjeneral.
Njeriu i Roganës është në tokën e tij prej mija vjetësh.Për këtë dëshmojnë gjetjet arkeologjike te vendi “Kryet e Njeriut”, te zabeli i “Linit”, edhe në “Kanik”. Në Këto lokalitete të Roganës janë gjetur eksponate , si qypa për drithë , peshore , vath dhe pare metali nga e kaluara jonë e lavdishme. Fuqia e popullit është e pashtershme. Ai, sa çelë e mbyll sytë shndërrohet në kryengritës dhe në çlirimtarë të fatit dhe të vendit të tij.
Jeta e Nevzad Kryeziut ishte me vuajtje,e dhimbje të mëdha. Në Roganë nuk pushojnë së linduri trimat dhe trimëreshat. Në Roganë historia rrjedhë pandërprerë. Stinët në Roganë kurrë nuk bëjnë gjumë. Plugu është arma e të mbjellave tona, i thoshte vetes xha Nevzadi. Me këtë plug unë bëjë ugaret, i mbjelli të mbjellat dhe të korrat e mia. Me plorin unë flas s´i me një njeri; Rri i qetë i them plorit tim, rri i qetë: se do të kalojmë bukur, dhe do të presim kohën deri sa fara të mbijë. Rruste, thoshte xha Nevzati, né të gjithë në Roganë, po jetojmë me dhimbjet e kohës , me dëshirat dhe ëndërrat jo aq të lehta.Unë kujtoj thoshte xha Nevzadi se prangat e serbit do t´i këpusim me arsim, me të pasme, dhe me bashkim kombëtar. Hallet më shtynë rrëfente xha Nevzadi, që edhe unë ta provoj bukën e hidhur të mërgimit.
Në ato vite jete në mërgim, çdo gjë e shikoja ndryshe, atje e ndjeva nga afër mallin për atdheun, mallin për njerëzit e mi, për hënën e vendlindjes, për diellin në livadhet e mia. Në Roganë thoshte xha Nevzadi unë e kam formuar botën time, të ardhmen e fëmijëve të mi. Jeta e Nevzad Balë Kryeziut ishte plot ngjitje e rënie. Mosvajtja në shkollë ishte plaga që atë e ndjeki tërë jetën. Mirëpo, jeta shkruan romane, drama dhe heroizma të paparë.
Nevzad Balë Kryeziu ishte një hero i llojit të vetë. Nevzadi kishte një natyrë të hapur dhe të qetë. Ishte i paepur në qëllimet e tij. Në Roganë nuk pushojnë së linduri trimat dhe trimëreshat. Rogana ka histori si e gjithë Kosova. Në vitit 1978 gjatë një takimi me veprimtarin dhe Heorin e Kombit, Metush Krasniqi, Metushi i thotë Nevzadit: “Djemtë i ke shumë të mbarë. Nevzad, lufta për liri nga dita në ditë po afrohet”, prandaj të gjithë i duhemi Kosovës. dhe duhet të jemi gati për t´u përballë me pushtuesin serb.
Nevzadi ishte i pasionuar pas leximit. Ai realitetin e Kosovës e lexonte ndryshe nga bashkëfshatarët e tij. Kryengritja e vitit 1981 i dha gjak lëvizjes së popullit tonë. Në të gjithë ato vite të luftës, sa mbyllej një varr, hapej një varr i ri! Për atdhetarët çlirimi nuk kishte zëvendësim. Prandaj, lufta e armatosur ishte e vetmja rrugë që Kosova të bëhej e lirë, dhe e pavarur. Kalimi nga demonstratat dhe ilegaliteti në luftë, Kosovës i dha pamje të luftëtares pë liri.
Oficerë të Policisë dhe të Ushtrisë serbe kërkonin që Nevzadi të dorëzohej, dhe t´i dorëzonte djemtë e tij. Mirëpo, xha Nevzadi nuk ishte nga ata që frikohen e ligështohen. Xha Nevzadi i tha policit, „Unë s´kam fëmijë për ju, as lirinë time që e kam në kraharor s´mund t´ua japë“! Atë çast ( me shpejtësi ) rrufeje ) xha Nevzadi i bie me tërnakop oficerit të policisë dhe aty nis përleshja me oficerët e sigurimit dhe të Ushtrisë Serbe. Në atë betejë jetë a vdekje, Nevzad Balë Kryeziu, mbetet i vdekur me shumë plumba në kraharor.
Ah, sikur toka të fliste, thoshte gruaja e tij, Bejtia, do të na tregonte betejën e tij për lirinë. Pse nuk u mbrojtë shtëpia e xha Nevzadit nga qytetarët e Roganës, përgjigjja është e thjeshtë, Rogana ende s´ishte e përgatitur ( me armatim ) për rezistencë të armatosur kundër Ushtrisë serbe. Nevzad Balë Kryeziu nuk deshi të ikë nga kjo kohë , pa ia dhënë “borxhin” flamurit. Ai bashkë me familjen e tij, tre djemtë, dy vajzat dhe gruan, u vunë në krahë të UÇK- së, duke mos llogaritur plagët apo rënien e ndonjërit. Mobilizimi i Bajramit, Refikut, dhe Reshatit, në radhët e UÇK-së nuk ishte rastësi por vetëdije se kundër armikut duhet luftuar, se pa luftë fati i Kosovës mund të përmbysej në llafe të pafund.
Në ditën e 11 majit të vitit 1999, Rogana e tëra ishte e rrethuar me polic dhe spiunë të hetimit. Xha Nevzadi nuk deshi të ikë nga shtëpia e tij e stërmoçme. Ai vendosi të mos jepej por fytas u ndesh me armikun. Shteti serb ia kërkonte djemtë Nevzadit, po edhe Nevzadin, për kyqjen e tij në UÇK ! Shtabi i UÇK-së, në Zonën Operative të Karadakut, ishte në dijeni se Njësite të Policisë dhe Ushtrisë serbe ishin nisur drejt Roganës, për ta ndëshkuar Familjen Atdhetare të Nevzad Balë Kryeziut.Me 17 shkurt 2008, tek po shpallej Pavarësia, Një miku im, ( i cili në luftë kishte të humbur të birin e tij), me lot në sy më thotë; Rruste, këtë çast të gëzuar do kisha dashur shumë të vdisja. Përse i them! Do doja të isha i pari që t´u tregoja të rënëve poshtë dheut, se Kosovën e shpallëm ashtu s´i ju deshët! Të lirë dhe sovrane! Atë çast mikun tim e përqafova fort, dhe qamë gjatë së bashku. I lehtë i qoftë dheu Nevzad Balë Kryeziut!Lavdi xha Nevzadit! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Rrustem Geci – Dortmund, 2016